Në kërkim të Noizyt, Policia e Kosovës merr në pyetje drejtuesit e diskotekës

Shteti i Kosovës ka dështuar sërish ta vë para drejtësisë një ndër reperët problematik të showbizit shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si Noizy. Loja e tij dhe ‘kurthi’ në të cilin dyshohet se ranë organet e rendit, ia mundësoi atij që edhe mbrëmë të mbante koncertin e radhës edhe pse është lëshuar urdhërarrest ndaj tij.

Noizy arriti që mbrëmë të këndojë në diskotekën “Venom”, edhe pse kjo e fundit gënjeu publikisht se reperi s’do të marrë pjesë për arsye ligjore, raporton Gazeta Sinjali, e cila i ka siguruar pamjet ekskluzive nga ky moment.

Me urdhër të Prokurorisë, Polica ka zbarkuar në diskotekën në dalje të Prishtinës.

Gazeta Sinjali merr vesh se aty do të merren pamjet e kamerave për të parë nëse këngëtari ka performuar mbrëmë para fansave të tij në “Venom”.

Po ashtu merret vesh se me urdhër të Prokurorisë do të intervistohen edhe drejtuesit e diskotekës.

Ndryshe, pronari i këtij klubi të natës, Alex Duhani, ka thënë më herët për Gazetën Sinjali, se “nuk është e vërtetë se reperi ka performruar mbrëmë në Venom”.

Lexo edhe:  Nesër “Shën Valentini”, mërgimtari zbulon shtatoren për Albin Kurtin