Kthehen temperaturat e larta: Ky është parashikimi i motit

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë rritje rapide për shkak të fluksit të ajrit të nxehtë me origjinë nga Afrika veriore. Temperaturat maksimale parashihet të arrijnë deri në 35 apo 36 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Temperaturat maksimale në shumë vise deri në 35-36 gradë Celsius, madje në disa vise edhe më nxehtë.

Fatmirësisht të Hënën në Kosovë pritet që menjëherë të kemi një lehtësim nga temperaturat shumë të larta, ngase pritet që ato të ulen lehtësisht sidomos orëve të pasdites ku mund të ketë edhe ndonjë rrebeshe të izoluar shiu me ndonjë bubullimë. Megjithatë, pritet një ditë e nxehtë, edhe pse ndonjë gradë më e freskët se e diela.

I nxehti i madh veror vazhdon në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore edhe të Hënën me temperatura pak mbi 35 gradë Celsius.

Pak më freskët në Kosovë të martën, kurse më nxehtë në viset mesdhetare të Shqipërisë. Vazhdon moti i thatë dhe kryesisht me diell./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Parashikimi i motit gjatë vikendit