“900 mijë nana ia shkër**eftë atij që e ka ba këtë lajm”, Nexhmedin Spahiu i shfrenuar siç nuk e keni parë kurrë më parë

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu mbrëmë doli që ka gënjyer se ka doktoratë në Shkenca Politike.

Këtë e zbuloi gazetari, Lirim Mehmetaj i cili pas një hulumtimi të bërë për Spahiun, solli disa fakte, ku shihet se nuk ka doktoraturë siç pretendonte ai se ka.

Në platformën Scopus, nuk ka asnjë të dhënë për doktoratën apo punimin shkencorë të Nexhmedin Spahiut.

Tutje, sic thotë Mehmetaj, Spahiu ka gënjyer edhe për shtëpinë botuese për librin e tij.

“Ky ka shku në Dukagjin ka thënë se e kam shtëpi botuese Central Europian University. Ti mundesh me pasë doktoraturë, por s’dmth që publikohet. Universitetet kanë shtëpi botuese, ata vendosin nëse duan ta publikojnë por me modifikime. Kjo është libra, e ka marrë logon e Central Europan University. Nëse kish qenë publikues i këtij libri, kur e kisha kërku, e kish qit librin, zero është kur bën kërkim për Nexhmedin Spahiun. Nuk e ka publiku asnjë libër të tij. E ka falsifiku logon e universitetit, është mashtrim ndaj konsumatorit… kjo është rrenë”, tha gazetari Mehmetaj.

Për të ndarë edhe një “copëz” nga vëmendja e Nexhit këto ditë, i njëjti kishte ofenduar rëndë portalin Periskopi përmes një komenti banal që kishte lëshuar në një artikull për të.

Më 27 nëntor të vitit të kaluar, mediumi në fjalë kishte bërë lajm një deklaratë të Spahiut, ku ishte lutur që televizionet të mos e shfaqin për 28 Nëntor filmin “Nëntori i dytë”.

Vetëm se iu kemi referuar në artikull me “analisti kontravers, Nexhmedin Spahiu…”, i njëjti ka shpërthyer me një koment që nuk i ka të ngjarë një profesori, sic e ushtron i njëjti, duke ofenduar me fjalët më të rënda gazetarin dhe mediumin.

Lexo edhe:  Llapjani e rrah brutalisht bashkëshorten dhe e kërcënon: Kom me t’vra

“900 mijë nana ia shkërdheftë “analisti kontrovers” atij që e ka ba këtë lajm. Po ku e merr të drejtën me e cilësu tjetrin si kontrovers o debil. Phu fara e fëlliqu.”, ishte komenti i Spahiut në artikullin e publikuar.