87 vatra zjarri të regjistruara në vend – 8 ende aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar sot se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë lokalizuar, ndërsa 8 vatra vazhdojnë të jenë aktive.

Sipas AME, menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët janë të angazhuar intensivisht në terren.

Agjencia i bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Po ashtu, u kërkohet që çdo vatër zjarri të raportohet menjëherë në numrat emergjentë 112, 193 ose 192.

AME ka shprehur mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e pjesëtarëve të Njësive të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në përballimin e kësaj situate.

Lexo edhe:  Obiliq: Burri raporton në Polici se gruaja e rrahu me grushte në pikë të natës