8 vëllezërit Imeri të kompanisë “Ariani Company”, kontribues të luftës dhe humanistë të paqes bëhen bashkë për ta festuar Vitin e Ri
Familja Imeri njihet si njëra nga familjet që dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftën e UÇK-së në rajonin e Vushtrrisë, ndërsa sikur në kohërat e vjetra, 8 vëllezërit Imeri janë mbledhur sot në mbrëmje e natës së Vitit të Ri.
Kjo familje me komandant Gani Imeri, ushtarin Qemail Imerin dhe nënën e tyre që ishte shtylla e shtëpisë, ishin komplet në shërbim të vendit e ushtrisë, ku nuk kursyen asgjë vetëm e vetëm që të lirohen nga okupatori serbosllav që me shekuj ushtronte dhunë ndaj gjithë shqiptarëve, shkruan Jepi zë.
Familja Imeri e njohur edhe me kontributin e dhënë në humanizëm e bujari shqiptare edhe në luftë për liri, ku e gjithë shtëpia e familjes Imeri ishte në shërbim luftës.
Vëllezërit Imeri, pas luftës iu kthyen jetës edhe kontributit për zhvillimin e vendit, ku me të gjithë filluan punën dhe angazhimin e tyre në kompani ndërtimi.
Kjo kompani, “Ariani Company”, sot është njëra ndër kompanitë më të njohura në gjithë Kosovën, ndërsa familja Imeri veçohet për humanizmin e dhënë në ndihmat për skamnor, shkruan Jepi zë.
Postimi i plotë nga Naser Imeri:
Miqtë tanë, gëzuar Vitin e Ri 2024! Qoftë një vit i mbarë, i begatë dhe me plot suksese për Ju dhe familjet Tuaja!
Me respekt,
Vëllezërit Imeri!