7 persona bëhen për spital nga aksidenti në Shupkovc të Mitrovicës

 

Shtatë persona janë lënduar në një aksident zingjiror në Shupkovc të Mitrovicës, për të cilin raportoi Jepi zë.

Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa 7 personat kanë marrë lëndime të lehta, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident zingjiror ku janë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Emegjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe sipas informatave lëndimet janë të lehta.
Njësitë plicore të trafikut janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit”, kanë thënë nga Policia Rajonale e Mitrovicës.

Lexo edhe:  Kthehet dielli, meteorologët tregojnë kur do të ngrohet moti sërish