6 vjeçarja me tri motrat binjake u dërgon dhurata fëmijëve në Spitalin e Vushtrrisë
Bora Rexhepi nga Vushtrria së bashku me tri motrat binjake (trinjake www.youtube.com/@boratriplets) me rastin e ditëlindjen e saj të 6-të së bashku me të tri motrat e ka festuar kësaj radhe më ndryshe ditëlindjen.
Bora u ka shpërndarë disa dhurata fëmijëve të shtrirë në Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri.
Shumë fëmijë nga Vushtrria dhe qytetet e tjera të Kosovës marrin gjatë ditës shumë shërbime në Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Vushtrrisë.