58-vjeçari që dyshohet se e dhunoi për një vit të miturën në Prishtinë
58-vjeçari Jahir Gashi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur në Prishtinë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se ai e kishte dhunuar disa herë të miturën për një periudhë kohore prej rreth 1 viti.
Në media është publikuar fotografia e të dyshuarit.
Ndaj tij tashmë kanë nisur hetimet për veprën penale “Dhunim”.
“Ju njoftojmë se Prokurori kujdestar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunimi” bazuar nga neni 227 …të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kundër të pandehurit J.G., ka filluar hetimin pasi që viktima e mitur R.G., është abuzuar seksualisht nga i pandehuri J.G., i cili e kishte dhunuar disa herë për periudhë kohore rreth një (1) viti” thotë prokuroria.