51-vjeçari denoncohet për dhunë në familje, Policia i gjen armë, granata dore e raketahedhës
Foto ilustruese
Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre.
Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur së fundmi në një familje në Zojz të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se një 51-vjeçar po dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, por edhe ndaj djalit të tyre.
Pasi i dyshuari u denoncua për dhunë, viktimat e zbuluan se i njëjti posedonte edhe armë ilegale, çka e shtyri Policinë që ta bastisë shtëpinë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy raketahedhës me predha, granata dore dhe armë zjarri.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për dy vepra penale, “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.