500 metra larg Rrahman Jasharajt, Gjykata merr vendim për të moshuarin

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për t’ia caktuar masën e paraburgimit Musli Rexhepit, 81-vjeçarit që dyshohet se kërcënoi Rrahman Jasharajn dhe tentoi ta sulmojë.

Në vend të kësaj mase, Gjykata ka marrë vendim që t’ia ndalojë Rexhepit që t’i afrohet Jasharajt në afërsi prej 500 metra në ambient të hapur dhe 50 metra në ambient të mbyllur.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Gjykata e ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit. Gjykata ka vendosur masë sigurie duke ia ndaluar të pandehurit që t’i afrohet të dëmtuarit në afërsi prej 500 metra në ambient të hapur dhe 50 metra në ambient të mbyllur. Kjo masë është për një muaj”.

Lexo edhe:  Tragjedi në Kavajë: Mbytet në det babai me dy djemtë, 13 dhe 15 vjeçarë