50-she, 100-she e 200-she: Po “vlojnë” paratë false në Kosovë, Policia kap 5 raste

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të falsifikimit të parasë, vetëm brenda disa ditësh.

Të gjitha paratë janë konfiskuar dhe Policia ka iniciuar dy raste në Prizren, një në Pejë, një rast në Gjakovë dhe një në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të enjten në Prizren një femër ka raportuar se nga një person i dyshuar janë pranuar një shumë parashë, në mesin e të cilave ka rezultuar një kartëmonedhë në vlerë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Ndërsa rasti tjetër në Prizren tregon për para të falsifikuara në vlerë prej 200 euro.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga një person i panjohur ka pranuar një kartëmonedhë në vlerë 200€ që dyshohet se është e falsifikuar. Kartëmonedha e dyshuar është sekuestruar”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo edhe:  E rëndë: Ky është 77-vjeçari që u gjet i vdekur në malin që po digjej në Rezallë të Skenderajt