41-vjeçarja në hall me ish të dashurin, i shkon te shtëpia dhe e ngacmon – detyrohet ta denoncojë

Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e ngacmimet ndaj tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur të dielën pasdite, në rrugën “Çamëria” në Prishtinë, ku një 41-vjeçare e ka denoncuar në Polici ish të dashurin e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ajo ka deklaruar në Polici se R.L., nuk po e lë rehat që kur janë ndarë, duke i shkuar mbrapa me arsyetimin se dëshiron që të bisedojnë. Këto raste, sipas deklaratë së viktimës kanë qenë të shpeshta, deri sot kur vendosi ta njoftojë Policinë, pasi pasditen e djeshme u përballë sërish me të.

Bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë në Polici, ish i dashuri i saj dyshohet se i ka shkuar deri të shtëpia, duke i kërkuar që të dalë dhe të flasin, çka e shqetësoi vajzën shumë dhe e frikësuar e denoncoi në Polici.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar më pas në stacion policor. Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Ngacmim”.

Lexo edhe:  “Pinte çdo ditë, s’e duroja dot më”, zbardhet dëshmia e babait që vrau djalin me çekiç