4 të arrestuar për përleshjen brutale në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, pas një hetimi intensiv nga Stacioni Policor në Mitrovicë të Veriut.

Të arrestuarit janë:

• M.P (20 vjeç)

• L.K (22 vjeç)

• A.S (23 vjeç)

• B.D (29 vjeç)

Sipas Policisë, të dyshuarit janë kapur në lidhje me një përleshje që ka ndodhur më 17 mars në një kafiteri në rrugën “Xhon Kenedi”, ku kanë mbetur të lënduar dy persona: M.P (33 vjeç) dhe një grua 27-vjeçare. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor dhe vazhdojnë të jenë nën përkujdesje në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut.

Me vendim të prokurorit, të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj për luftimin e dhunës dhe sigurimin e qytetarëve, duke inkurajuar denoncimin e rasteve të ngjashme për të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.

Lexo edhe:  Rast i rëndë për familjen e ish rreshterit në Gjakovë: Ky është i riu që vdiq tragjikisht