33-vjeçari i bën telashe familjarët e tij në Mamushë, ata ndihen të rrezikur nga veprimet e tij

Të rinjtë në shumë raste shkaktojnë telashe të shumta në familjet e tyre. Ata përfshihen në zënka familjare, duke u konfrontuar verbalisht e shpeshherë edhe fizikisht me prindërit, motrat, vëllezërit e anëtarët tjerë të familjes së gjerë.

E Policia janë ata që ndërhyjnë për të zgjidhur problemet.

Në hall nga një 33-vjeçar, janë disa anëtarë të familjes Mazrek në Mamushë, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës gjatë mbrëmjes së shkuar.

Sinjali mëson se i dyshuari vazhdimisht i ka sharë, fyer e kërcënuar, çka ka bërë që viktimat, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, të ndihen të rrezikuar nga veprimet e tij.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Kanosje’ dhe ‘Ngacmim’.

Lexo edhe:  Postoi foto me armë në rrjete sociale – Arrestohet i mituri