27-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Ferizaj, ishte nipi i deputetit të PDK-së

Gazeta Sinjali raportoi sot për vdekjen e 27-vjeçarit, Triumf Islamit në Ferizaj, në vendin e punës.

Tashmë për të ndjerin ka shkruar edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, duke e kujtuar nipin e tij me fjalë prekëse.

Në një postim në Facebook, Qalaj tha se, ndonëse Triumfi u nda nga jeta herët, kujtimi dhe dashuria për të do të mbeten gjithmonë të gjalla në zemrat e familjes.

“Edhe pse ike shumë shpejt, kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona. Qofsh i parajsës, Triumf. U prehtë në paqe shpirti yt, nipi im i dashur.”

Triumf Islami ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda të shkaktuara nga rënia nga lartësia. Sipas mjekut kujdestar, ai kishte marrë politrauma të shumta në trup dhe nuk kishte mundur t’i mbijetojë.

Lexo edhe:  Arsenijevic e pranon se u largua nga Kosova para se t’i gjendeshin armët, Veton Elshani thotë se ka biseduar me politikanin serb: Do ta intervistojmë