26-vjeçari nga Obiliqi rrah dhe përzë gruan e tij nga shtëpia, vetë ikë në deti
Prokuroria ka nisur hetimet për një rast të dhunës në familje që u denoncua sot në fshatin Shkabaj të komunës së Obiliqit. Viktimë është një grua e moshës 34-vjeçare e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj me të cilin është e martuar që 3 vite.
Sinjali mëson se i dyshuari ka kohë që ushtron dhunë psikike ndaj 34-vjeçares. Madje ajo ka deklaruar se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht pak ditë më parë dhe e ka përzënë nga shtëpia.
Njësitet policore kanë tentuar që të ftojnë në staciom të dyshuarin, por që i njëjti është jashtë shtetit dhe ka qenë e pamundur të kryhet procesi i intervistimit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është inciuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera do të merren posa të intervistohet.