26-vjeçares që lindi katërnjakë i ndahen para dhe i caktohet një asistente për ta ndihmuar
Sot është raportuar për një rast shumë të rrallë në Kosovë.
Një 26 vjecare nga Podujeva ka lindur katërnjakë: tre gjinisë mashkullore dhe një të gjinisë femërore.
Ky rast ka marrë edhe reagime të shumta – sidomos në rrjete sociale.
E për këtë, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se do të ndajë një shumë parash për nënën e katërnjakve.
Po ashtu, me buxhet të Komunës do të sigurohet edhe një asistente për ta ndihmuar 26 vjeçaren.