25 vjeçarja bëhet për spital nga burri me të cilin po bashkëjeton në Zhur, përfshihet edhe policia

Si pasojë e dhunës nga bashkëshortët e tyre, shumë gra kosovare marrin lëndime trupore për çka iu duhet që detyrimisht të kërkojnë ndihmë mjekësore në spital. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zhur të komunës së Prizrenit.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës së Spitalit rajonal të Prizrenit kanë bërë të ditur se një 25-vjeçare është dërguar atje me lëndime të dukshme, ku më pas i është ofruar ndihma mjekësore nga stafi shëndetësor.

Ndërkohë është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët e kanë dërguar në stacion policor për intervistim gruan që u trajtua në spital. Ajo para hetuesve ka deklaruar se lëndimet i ka marrë si pasojë e dhunës së përjetuar nga personi që bashkëjeton me të, i cili vazhdimisht thotë se e keqtrajton psiqikisht dhe fizikisht.

Lidhur me rastin Policia ka shoqëruar në stacion policor edhe të dyshuarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Ky është i arrestuari i tretë për vjedhjen në Suharekë, i konfiskohen bizhuteri dhe një veturë