24 vite nga djegia e xhamisë së Ibrit, kërkohet rindërtimi i saj
Xhamia e Ibrit në Mitrovicë u dogj 24 vjet më parë nga forcat ushtarake serbe.
Ajo ishte një nga qindra objektet e tjera fetare që u shkatërruan gjatë luftës në Mitrovicë dhe gjithë vendin, shkruan Jepi zë.
Së fundmi Kuvendini ri Komunal në Mitrovicën veriore ka marrë vendim për hapjen e Urës së Ibrit, shkruan jepi zë, ndërsa tani kërkohet edhe vendimi për rindërtimin e xhamisë, shkruan Jepi zë.
Ndryshe sot në Bruksel zhvillohet edhe takimi në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, ndërsa kjo datë ka rastisur të jetë pikërisht ditën e djegies së xhamisë së Ibrit, dhe mundësi e mirë që Kurti ta paraqes në tavolinë si dëm të shkaktuar dhe kërkesë për rindërtim./ Jepi zë