21-vjeçari i shpallur në kërkim për ngjarjen në Pejë, dyshohet për plagosjen e një polici

Jo më larg se në dhjetorin e fundit, ai e kishte goditur me veturën e tij zyrtarin policor që ishte në detyrë. Edhe për këtë rast, ai ndodhej në kërkim.

Katër të shtëna me armë zjarri bënë jehonë të mërkurën në afërsi të qendrës së Pejës.

Agron Berisha dhe dy djemtë e tij, Jetnisi e Jetarti, mbetën të plagosur nga gjuajtjet me armë.

Sulmuesi nxori armën dhe në mes të rrugës ‘Bekim Berisha’ shkrepi në drejtim të njërit prej djemve të Agron Berishës, të cilin e la të shtrirë në tokë.

Pastaj, ai nga afërsia gjuajti edhe në drejtim të kryefamiljarit dhe djalit tjetër të tij, tregon një video e inicizuar nga një dëshmitar okular.

Kryefamiljari, Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij, të plagosur nga të shtënat me armë
Policia tha sot se e ka arrestuar një person që dyshohet t’i ketë ndihmuar dorasit, por i dyshuari kryesor ndodhet ende në arrati.

Pas ngjarjes, të plagosurit fillimisht u dërguan në Emergjencën e Spitalit të Pejës e pastaj u transportuan me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë, tha Policia të enjten në mëngjes.

Prokuroria është duke e hetuar motivin e krimit, i cili është ende i paqartë.

Lexo edhe:  Kështu u bë "shkrumb e hi" vetura, pas aksidentit të rëndë afër "Binni-t"