19-vjeçari e mashtroi, e dërgoi në shtëpi dhe e dhunoi 12-vjeçaren për orë të tëra në Ferizaj
Pasi e mashtroi 12 vjecaren, e solli deri në shtëpi. Më pas, D.S dyshohet se e dhunoi vajzën e mitur brenda kësaj shtëpie të pabanuar.
19 vjecari, e keqtrajtoi seksualisht viktimën për orë të tëra. Kështu do të vazhdonte deri sa, në vendngjarje u paraqitën pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Këta ishin njoftuar nga nëna e 12-vjeçares, e cila u kishte thënë se vajza e saj është larguar nga shtëpia pa dijeninë e saj.
Kësisoj, nga stacioni policor në Ferizaj u nisën me zyrtarët policor në kërkim të vajzës së mitur drejt të fshatit Sojevë ky dyshohej që po mbahej vajza.
Fillimisht, këta kishin hyrë gabimisht në shtëpinë e një fqinji rreth orës tre të mëngjesit.
Por, pasi kuptuan se shtëpia gjendet shumë afër, arritën ta identifikojnë e më pas edhe ta arrestojnë të dyshuarin.
D.S është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa gjatë ditës i është caktuar edhe masa e paraburgimit prej 48 orësh.
Informacione televizioni kërkoi nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, mirëpo ai nuk pranoi të deklarohet.
Mirëpo, për gjendjen e së miturës kanë folur nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.
Deri sa të trajtohet nga psikologu, e mitura po qëndron tek nëna e saj.
T7 mëson se i dyshuari është reper, ndërsa prej vitesh jeton në qendër të Ferizajt.