16 vjeçarja lind fëmijë nga bashkëjetesa me një 44-vjeçar në Prizren, Prokuroria nis hetimet

Numri i rasteve të shtatzënive te vajzat e mitura në vendin tonë, sa vjen e bëhet më shqetësues. Kjo pasi nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës njoftohen nga spitalet për të miturat që dërgohen në institucionet shëndetësore për të kryer lindjen.

Një rast i tillë ka ndodhur dje, ku një 16-vjeçare ishte dërguar nga familjarët e saj në repartin e Gjinekologjisë në spitalin rajonal të Prizrenit, për të kryer lindjen e një fëmije.

Klinika ka njoftuar Policinë, me ç’rast një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë marrë një deklaratë edhe nga personi me të cilin bashkëjeton e mitura.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia përmes një komunikate për media, ku theksohet se e mitura po bashkëjetonte me një person me diferencë të madhe të moshë.

“Patrulla policore dhe hetuesit kanë shkuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit , prej nga kanë marrë informacion se e mitura ka qenë në duke jetuar në fshatin Metvecë, në bashkësi jashtë martesore më një person të rritur me një diferencë të madhe në moshë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë Sinjali mëson se mosha e partnerit të 16-vjeçares është hiç më pak se 44-vjeç, çka e bën edhe më shqetësues të gjithë rastin.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

Lexo edhe:  Rrokulliset vetura në rrugën Skenderaj-Klinë, lëndohet shoferi