15-vjeçari s’e priti aminin e “vjehrrit”, e merr “nusen” në 2 të natës (VIDEO)
Shtëpinë e braktisi të mërkurën pas mesnate.
15-vjeçarja që po banonte në rrugën “Laura Shmani” në Arbëri të Prishtinës, u largua pa gjurmë, gjë që detyroi babanë e saj ta denoncojë në policinë zhdukjen e të bijës.
Komunikimi me të miturën që nga ajo kohë qe i pamundur, por familja ka dyshimet se ajo mund të gjendet në një lokacion në Prizren.
Babai i saj s`deshi të prononcohej për të mos i dëmtuar hetimet, ndërsa Klan Kosova mëson se ajo u largua me bashkëmoshatarin G.K nga Prizreni, me të cilin u njoftua në internet një muaj më parë.