147 minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar pas ndëprerjes së rrymës
147 minatorë të ndërmarrjes Trepça kanë mbetur të ngujuar në horizontet e minierës për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Këtë për veriu.info e ka konfirmuar U.D i kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes Trepça, Enis Abdurrahmani.
“Brenda në horizontet e ndërmarrjes kanë mbetur 147 minatorë për shkak të ndëprerjes së energjisë elektrike pasi rrufeja ka shkatërruar disa izolatorë. Për 20 minuta pritet të sanohet problemi dhe minatorët do të dalin jashtë minierës” – ka thënë Abdurrahmani për Veriu.info.