14-vjeçarja në Gjakovë ishte dhunuar seksualisht në qershor, zbulohet emri i të dyshuarit

Pak ditë më parë u raportua për një rast të dhunimit në Gjakovë, ku viktimë është një vajzë e mitur. I dyshuari është identifikuar nga organet e drejtësisë dhe ndaj tij kanë nisur hetimet.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Qendrim Nuraj, 21-vjeçar.

14-vjeçarja që ka denoncuar rastin në Polici, ka deklaruar se në kohën kur i kishte 13 vjet ishte njoftuar me të dyshuarin përmes rrjeteve sociale. Me të njëjtin ishin takuar edhe fizikisht në muajin qershor, ku kishin shkuar në banesën e të dyshuarit e më pas kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Nuraj nuk është arrestuar për shkak se ai veç se është në paraburgim si i dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunim’.

Kujtojmë që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personat që kryejnë marrëdhënie seksuale me persona që janë nën moshën 16-vjeçare, kryejnë vepër penale dhe mund të dënohen me burgim prej 5 deri në 20 vjet.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Këto janë tre biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale