13-vjeçari në Serbi ka sulmuar me thikë dhe sëpatë një grua dhe djalin e saj

Një djalë 13-vjeçar ka sulmuar me thikë dhe sëpatë një grua dhe djalin e saj në fshatin Radojevë të Serbisë, shkruan Nova.rs.

Nga sulmi kanë mbetur të plagosur një grua dhe një djalë, për të cilin janë dërguar në spitalin e Zrenjaninit në orën 3:33 të natës së sotme.

Nëna (57-vjeçare) më pas është transferuar në Qendrën Klinike të Vojvodinës, ndërsa portali zrklik.com jozyrtarisht mëson se nga sulmi me sëpatë ka pësuar lëndime në kokë.
Djali i saj (17-vjeçar) është goditur disa herë me thikë në pjesën e gjoksit dhe është goditur me sëpatë në kokë dhe mjekët po luftojnë për jetën e tij.

Lexo edhe:  1500 pjesëtarë të FSK-së me armatim të paparë do të parakalojnë për Ditën e Çlirimit