12 punëtorë të Trepçës largohen nga puna me vendim të kryeshefit

Kanë vazhduar largimet nga puna në kompaninë publike Trepça, shkruan Jepi zë.

Në njoftimin e fundit, kjo ndërmarrje ka bërë të ditr se janë larguar përkohësisht nga puna edhe tre punonjës.

Me kaq, numri i të larguarve nga puna së fundmi në Trepçë, shkon në 12.

Njoftim

Me datën 22.8.2024 janë larguar përkohësisht nga puna me vendim të u.d. Kryeshefit Ekzekutiv me nr.prot:4597 të datës 22.8.2024.
– F.B
– H.M
– Sh.S
Për shkak se të njëjtit kanë kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.

Lexo edhe:  42-vjeçari që humbi jetën në Pejë dyshohet se kreu vetëvrasje