11 vjeçarja që vdiq pasi ra nga kati i 4-të i banesës, vuante nga një sëmundje!

Një 11 vjeçare në rrugën “Shaqir Tershani” në Shtime ra nga ballkoni i katit të katërt të banesës së ku jetonte, ku si pasojë e plagëve të marra nuk arriti të mbijetoj.

Banorët e kësaj lagje i thanë televizionit prapa kamerës se e njëjta kishte pasur probleme shëndetësore

Sipas mjekëve në qendrën e mjekësisë familjare në ketë qytet, e vogla vuante nga sëmundja e epilepsisë. Derisa mjeku kujdestar, Ilaz Kadrijaj, i tha televizionit se me të arritur në vendin e ngjarjes vajza ishte pa shenja jete.

Familjarët e 11 vjecarës kanë hapur dyert për të pame në fshatin Godanc, teksa nuk pranuan të flasin asgjë në lidhje me rastin.

Vogëlushja pritët të varroset të dielën në varrezat e këtij fshati.

Lexo edhe:  Si ndodhi aksidenti i trefishtë sot në Podujevë? Kamerat e sigurisë kapin pamjet