1.5 milion banorë, mediat e huaja shkruajnë për zvogëlimin e popullësisë së Kosovës

Rezultati paraprak i regjistrimit të popullsisë së Kosovës iu ka bërë përshtypje edhe mediave boshnjake e zvicerane.

“Popullsia e Kosovës po zvogëlohet, tregojnë rezultatet paraprake”, është titulli i gazetës zvicerane, Le Matin. Ndërkaq mediumi boshnjak, Klix.ba, shkruan në titull: “Pasojat e eksodit në Perëndim: Kosova humbi 300,000 banorë në 20 vjet”.

Të premten ka përfunduar regjistrimi i parë kombëtar i popullsisë së Kosovës që nga viti 2011, njoftoi të shtunën Agjencia Kombëtare e Statistikave.

Popullsia e Kosovës ka rënë nga 1.8 në 1.5 milion njerëz në më shumë se një dekadë, sipas rezultateve preliminare të regjistrimit që përfundoi të premten, njoftoi të shtunën Agjencia Kombëtare e Statistikave (ASK), shkruan gazeta zvicerane.

Parashikimet fillestare tregojnë se Kosova ka më shumë se 1.5 milionë banorë, tha për gazetarët drejtori i ASK-së, Avni Kastrati. Shqiptarët etnikë përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë, por në veri të vendit serbët etnikë janë shumicë në katër komuna.

Lexo edhe:  Akuzat për dallavere – publikohen dëshmitë e njeriut që menaxhonte paratë e “Stupcave”