Zyrtari policor shkakton aksident, godet një veturë dhe një shtyllë
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes. Kështu ndodhi edhe sot në Pejë.
Këtë herë është përfshirë një automjet i një zyrtari të Policisë së Kosovës, i cili dyshohet se e ka goditur një veturë tjetër.
Një sinjalizues i Sinjalit ka bërë me dije se zyrtari policor dhe shoferi i veturës tjetër kanë pësuar lëndime trupore, por janë jashtë rrezikut për jetë.
Sipas informacioneve të para, polici që ka shkaktuar aksidentin, ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe përveç veturës, e ka goditur edhe një shtyllë.
Lidhur me rastin, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga Policia.