Zyrtari i MPB-së arrestohet në Serbi, u kap me rreth 18 kg marihuanë në veturë

Një shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar dy ditë më parë në pikën e kalimit kufitar në Batrovc të Serbisë, pasi i njëjti u kap me një sasi të madhe të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për punonjësin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Drilon Berbati, i cili prej kohësh shërben në Agjencinë për Regjistrim Civil si zyrtar administrativ.

Sipas informacioneve, Berbati u kap me mbi 18 kilogramë marihuanë, të cilat ishin të fshehura në automjetin që po udhëtonte, i cili ishte me targa të shtetit të Austrisë.

Gjatë kontrollit të veturës, janë gjetur gjithsej 32 pako me narkotikë, të cilët janë sekuestruar.

MUP-i serb ka publikuar edhe pamjet nga kontrolli të cilit u nënshtrua Berbati dhe të drogës që u sekuestrua.

Lexo edhe:  Deshën ta shesin me dokumente false pronën e një serbi në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona