Zyrtare: Serbia vendos t’i dërgojë kërkesën KFOR-it për të dërguar ushtarë në Kosovë

Qeveria e Serbisë ka miratuar të enjten kërkesën, e cila do t’i dërgohet misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për lejimin e dislokimit të trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.

Ky vendim është marrë pas mbledhjes që ka mbajtur Qeveria e Serbisë, në të cilën ka marrë pjesë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se kërkesa do të dërgohet në mbrëmjen e së enjtes në formë elektronike.

Ai ka bërë të ditur se ajo do t’i dorëzohet komandantit të KFOR-it të premten në pikën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë, Vuçiq ka thënë se e ka të qartë që kërkesa do të refuzohet.

Ai pretendon se sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të bashkuara, Serbia ka të drejtë të kthejë forcat e saj në Kosovë.

Lexo edhe:  Shamitë në shkolla, ministrja Nagavci: Duhet diskutim se a jemi të gatshëm t'i lejojmë