Zyrtare: Polici i arrestuar në Gjakovë, Detijon Hasani, dërgohet në arrest shtëpiak
Zyrtari policor Detijon Hasani, i cili u arrestua së fundmi në Gjakovë nën dyshime për vepër penale për të cilën raportoi ekskluzivisht Sinjali, nuk do të qëndrojë më në paraburgim. Burime të sigurta të Sinjalit konfirmojnë se ndaj tij është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Vendimi është marrë nga Gjykata kompetente, pas vlerësimit të kërkesës së Prokurorisë dhe mbrojtjes së të pandehurit. Hasani do të mbetet nën masë sigurie në shtëpi, ndërsa hetimet për rastin e tij vazhdojnë.
Rasti ka tërhequr vëmendje publike për shkak të pozitës së të dyshuarit dhe implikimeve që mund të ketë brenda strukturave të sigurisë.