Zyrtare: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Presidenca e Republikës së Kosovës ka njoftuar zyrtarisht shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit të vendimit të Kuvendit lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë Legjislaturën e nëntë të vendit.

Ndërkohë, krerët e partive politike, përfshirë Bedri Hamza të PDK-së, Ramush Haradinaj të AAK-së dhe Fatmir Limaj të Nismës, kanë propozuar 21 dhjetorin si datën e preferuar për të mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ndryshe nga ta, Faton Peci i Guxo ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor.

Lexo edhe:  Prindi 1, Prindi 2, Valon Syla: Ky osht budallak, këtyne Kushtetuta s’ja u len katër gra