”Zot na kthe në rrugë të mbarë”, Ermal Panduri krahason pjesëmarrësit e ceremonisë së varrimit në mes policit Afrim Bunjakut dhe Faton Hajrizit

Faton Hajrizi vazhdon të jetë kryetemë në Kosovë.

Ai u varros sot në fshatin e tij të lindjes në Klinën e Ulët të Skenderajt.

Në varrimin e tij morën pjesë mijëra shqiptarë nga shumë treva.

E numri i pjesëmarrësve në varrimin e ish-të burgosurit që u vra gjatë arratisë derisa po kalonte Serbinë, e ka komentuar shkurt gazetari Ermal Panduri.

Ai e ka publikuar një fotografi të varrimit të Hajrizit, duke e krahasuar me ceremoninë e varrimit të policit Afrim Bunjaku, i cili u vra nga grupi i armatosur serb në Banjskë, shtatorin e vitit 2023.

“ZOT na kthe në rrugë të mbarë”, ka shkruar Panduri. /Jepi zë

Lexo edhe:  Nuk ka kolona në pikat kufitare të Kosovës