Zjarrvënie në “Gold Gym” në Prishtinë – pamjet zbulojnë autorin e dyshuar

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 31 marsit në Prishtinë, ku një objekt është përfshirë nga zjarri në rrethana të dyshimta.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 në rrugën “Fahri Fazliu”, në ambientet e fitnesit “Gold Gym”. Sipas informacioneve, menjëherë pas raportimit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.

Pronari i objektit, ka deklaruar se nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet një person i dyshuar, i cili dyshohet se e ka shkaktuar zjarrin, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Zjarrvënie” dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti janë në zhvillim.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Nesër i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçarit nga Deçani që humbi jetën në një aksident në Itali