Zjarrvënie e qëllimshme afër pompës EXFIS në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, digjen dy vetura

Në orët e para të mëngjesi të sotëm, ka shpërthyer një zjarr afër pompës së derivateve EXFIS në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, me ç’rast dy vetura janë përfshirë nga flakët.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria është vënë në dijeni dhe sipas informacioneve të para bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Sinjali mëson se njëra nga veturat që u dogj ka qenë me targa vendore dhe tjetra me të huaja.

Pasi Policia ka marrë informacionin për zjarrin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur një shishe dhe një shkrepës.

Pas mbledhjes së provave, me urdhër të Prokurori të Shtetit është iniciuar rast për t’u hetuar.

Lexo edhe:  A gënjeu qëllimshëm për të shpëtuar veten, Haxhiut i kërkohet dorëheqja pas deklaratës për të arratisurit