Zjarri në Akrashticë i djeg shtallën dhe ushqimin familjes Gashi

Një zjarr i fuqishëm mbrëmë në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë ka përfshirë pronën e familjes Gashi, duke djegur shtallën dhe të gjithë ushqimin e bagëtive.

Banorët lokalë e kanë cilësuar këtë si një humbje të madhe për jetesën e kësaj familjeje dhe kanë apeluar për ndihmë me ushqim për bagëti ose mbështetje financiare.

Në vendin e ngjarjes ishte edhe kryetari i Komunës, Ferit Idrizi, i cili u shpreh i shqetësuar për rrezikun nga zjarret që po përfshijnë zona të ndryshme të Kosovës. Ai falënderoi zjarrfikësit dhe qytetarët për reagimin e shpejtë dhe bëri thirrje që të shmanget ndezja e zjarreve në hapësira të hapura

Lexo edhe:  E mitura denoncon në Polici shokun e klasës: Më përqafoi dhe puthi me zor