Zjarri i frikshëm në ETC, 6 persona bëhen për Emergjencë

Së paku 6 persona raportohet se janë dërguar në spitalin e Pejës, pas zjarrit të madh që ndodhi mëngjesin e sotëm në objektin e ELKOS-it.

Kjo është konfirmuar edhe nga Emergjenca e Spitali i Përgjithshëm Pejë.

“6 persona janë paraqitur që kanë probleme me frymëmarrjen”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe pronari i Elkos, Ramiz Kelmendi, ku ka parë nga afër zjarrin.

Ende nuk dihen detaje të dëmeve të shkaktuara nga ky zjarr.

Lexo edhe:  Punëtorët e ndërtimtarisë në Kosovë me paga mbi 1000 euro, ka punëtorë që paguhet deri në 2000 euro