Zjarri e bën shkrumb e hi depon ‘Met – Bat’ në Drenas, shkaktohen dëme rreth 400 mijë euro

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korroticë të Epërme në Drenas, ku një zjarr i madh ka kapluar depon e përpunimit dhe riciklimit të mbeturinave plastike ‘Met – Bat’.

Sinjali mëson se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por për fatin e mirë nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Burimet bëjnë me dije se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin dhe ka bërë fikjen e tij.

Drejtori i kompanisë ka dhënë dëshminë e tij për organet e hetuesisë, ku sipas informacioneve të para, dëmet materiale kapin shifrën e rreth 400 mijë eurove.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Zjarrvënie’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Lexo edhe:  Eskalim i situatës në veri, Gjermania: Nuk ikim nga Kosova, misioni në KFOR të zgjatet