Zjarr i madh në një fshat të Suharekës, përfshihet edhe një trafo e rrymës

Një zjarr i madh ka kapluar një zonë fushore në fshatin Sopij të komunës së Suharekës pasditën e sotme.

Përveç djegieve të pyjeve, zjarri ka përfshirë edhe një trafo të rrymës, e ndodhur afër asaj zone.

Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit ka bërë të ditur se kanë lokalizuar vendin duke intervenuar zjarrfikësit.

Lexo edhe:  Identifikohet gruaja që u gjet pa shenja jete në Prishtinë – Mjekët konstatuan shenja dhune, dyshohet për vdekje të dyshimtë