Zjarr i madh afër “Marigona Residence”

Një zjarr ka shpërthyer afër lagjes “Marigona Residence”.

Nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë thanë se është djegur një fushë aty afër.

Kurse Komuna e Prishtinës ju ka bërë thirrje qytetarëve të mos i djegin hamulloret dhe njoftojnë se zjarrfikësit po punojnë pa pushim për të shuar zjarret që janë ndezur.

Njoftimi nga Komuna e Prishtinës:

MOS I DJEGNI HAMULLORET!

Të nderuar qytetarë, është vepër penale djegja e hamulloreve, ju lutemi të keni kujdes, mund të shkaktoni dëme të mëdha, së pari në gjallesa dhe pastaj në shtëpi ose objekte tjera të cilat mund të gjenden afër.

Zjarrfikësit tanë po punojnë pa pushim për të shuar zjarret (si ky në video, i cili është duke ndodhur tani), që nuk janë të pakta në territorin e Prishtinës.

Lexo edhe:  Ky është burri 77-vjeçar që u gjet i vdekur në dhomën e motelit në Prizren