Zhegrova “ëndrron” Barcelonën: Nuk ndalem deri të luaj për një klub të madh
Anësori i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova po kalon në formë fantastike me ekipin e tij, Lille në Ligue 1.
Gjatë një interviste në Klan Kosova, futbollisti kosovar dha një deklaratë interesante në lidhje me të ardhmen e tij dhe ëndrrën.
Ai thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet deri sa të luaj për një klub të madh, e ëndrra e tij vazhdon të jetë klubi nga Katalunia.
“Ëndrra ime ka qenë gjithmonë Barcelona, nuk do ndalem deri të arrijë atje. Kam kualitet të luajë në një klub të madh botëror”, tha ylli i Lille
Zhegrova apo ‘luani’ kosovar, ka zhvilluar 18 ndeshje në Ligue 1 këtë sezon, ka shënuar tre gola dhe ka bërë pesë asiste.