Zhdukja misterioze e veteranit të UÇK-së, flasin familjarët: Qe 8 muaj nuk kemi asnjë informacion
Zhdukja misterioze e veteranit të UÇK-së, flasin familjarët: Qe 8 muaj nuk kemi asnjë informacion
Kanë kaluar 8 muaj që nga zhdukja e veteranit të UÇK-së, Zylfi Tejeci nga fshati Gorozhup i Hasit, dhe familja ende nuk kanë asnjë gjurmë nga ai.
Sipas familjarëve, me të cilët ka biseduar Gazeta Insajderi, Tejeci është zhdukur më 23 janar të këtij viti.
“Babi im, Zylfi Tejeci është i zhdukur nga 23 janari, sot 8 muaj janë bërë dhe ende nuk kemi asnjë informacion për fatin e tij”.
Djali i të zhdukurit, Zylfi Tejecit, Ardian Tejecit, për Insajderin tha se rastin e kanë raportuar në polici, por deri më tani nuk dinë asgjë për të.
“Nuk kemi asnjë informacion, polica thotë vetëm hetimet vazhdojnë”.
Ardian Tejeci ka treguar edhe se si ka ndodhur zhdukja e babait të tij.
“Me datën 23 janar është pa për herë të fundit me një lokal në fshatin Planej të Hasit, pas atij momenti ka hypë në veturë për me shku në shtëpi dhe nga ai moment është zhdukur prej asaj date s’kemi asnjë informacion për të”, tha ai tutje.