Zhduket vajza 16-vjeçare nga Ferizaj, babai raporton se nga mbrëmë s’dihet asgjë për fatin e saj

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar një burrë nga Ferizaj, i cila ka raportuar se e bija 16-vjeçare është zhdukur dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Gazeta Sinjali mëson se babai rastin e ka lajmëruar mbrëmë në Polici.

Denoncimi i tij ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  Për herë të parë që nga viti 2002 kur hyri në Shqipëri, 1 euro vlen më pak se 100 lekë