Zhduket një vajzë në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë nga fshati Gllamnik i Podujevës është zhdukur.

Sipas raportit të Policisë ajo ka dalë nga shtëpia në martën në mëngjes, për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më.

“Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe ende nuk është kthyer. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

 

Lexo edhe:  Ishte duke punuar në ndërtimtari, vdes një person në Klinë