Zhduket një vajzë e mitur në Mitrovicë

Një vajzë e mitur është zhdukur dje, gjatë ditës së diel.

Për rastin në fjalë janë njoftuar Policia e Kosovës nga babai i së miturës.

“Rr. Ahmet Selaci, Mitrovicë 07.09.2023 – 23:30. Me datë 10.09.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalur nga shtëpia, deri më tani nuk është kthyer ende dhe nuk di për vendndodhjen e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  “Vrasin natën dhe të qajnë ditën”, ngjashmeritë e krimit të inskenuar të Naim Murselit me atë të një piloti grek më 2021