Zhduket një person në Kaçanik, nis operacioni i kërkim-shpëtimit
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se aktualisht janë duke zhvilluar një operacion kërkimi në Komunën e Kaçanikut, pas pranimit të një njoftimi për një person të zhdukur.
“Pas marrjes së informatës, ekipi operativ është mobilizuar dhe ka filluar kërkimet, duke angazhuar operatorët e dronëve për mbikëqyrje ajrore të zonës së identifikuar. Përdorimi i dronëve po mundëson skanimin e shpejtë dhe të detajuar të terrenit”, thuhet në njoftim.
Operacioni është në zhvillim dhe ekipi mbetet i përqendruar në lokalizimin e personit të zhdukur dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme.