Zhduket 3 persona brenda një dite në Kosovë
Në raportin 24 orësh të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë janë njoftuar tri raste të zhdukjes së personave.
Së pari, një person ka informuar në polici se më datë 11 janar, rreth orës 15:00, viktima mashkull, shtetas kosovar, është larguar nga shtëpia dhe së nuk dihet vendndodhja e tij.
Rasti në fjalë ka noddhur në rrugën Jeremije Zherajiq, në Ferizaj.
Rasti i dytë ka ndodhur dje rreth orës 11:30 në Zhabar të Mitrovicës, ku një tjetër mashkull kosovar është larguar nga shtëpia, për të mos u kthyer më.
Po në Mitrovicë, dje rreth orës 15:00, një mashkull ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer.
Policia thotë se të trija rastet janë duke u hetuar.