Zhduket 15-vjeçarja në Ferizaj, babai kërkon ndihmë: U largua nga shtëpia në pikë të mëngjesit..
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një burrë në Ferizaj, dje në mëngjes, i cili ka raportuar se e bija 15-vjeçare është zhdukur dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Sinjali mëson se babai ka deklaruar se vajza kishte dalë nga shtëpia dje në orët e mëngjesit dhe nuk është kthyer më.
Përballë kësaj situate, ai vendosi që ta njoftojë Policinë.
Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme.